Comment are off

AKT në Panairin e Varshavës

Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese ne panairin TT Varshave i cili po zhvillohet ne datat 23-25 Nentor.
Ky eshte nje nga panairet me te rendesishem te turizmit ne Europen Lindore, ku e gjithe industria e turizmit eshte bashkuar ne Pallatin e Kultures dhe Shkencave ne Varshave. Partneri kryesor ne kete pervjetor te 25- te do te jete vete Polonia.
AKT merr pjese per here te dyte ne kete panair pas pjesemarrjes ne vitin 2013. Stendes se AKT-se i jane bashkuar edhe 5 nga operatoret me te mire te cilet operojne ne tregun polak. Gjate dy diteve te para te panairit ka pasur nje interes te larte nga operatore, media dhe vizitore te thjeshte. Tregu polak perben nje nga tregjet me te rendesishem persa i perket prurjeve te turisteve ne vendin tone me rritjen me te larte nga te gjithe tregjet e tjera krahasuar me vitin 2016. Polaket sipas te dhenave nga Instat kane nje boom te vertete rritje prej 73. 9 % ne dhjetemujorin e 2017 ne krahasim me ate te vitit te kaluar .

23783684_1899208230092797_7301142656005045636_o

About the Author