Comment are off

AKT në bashkëpunim me Shoqatën Alpino Turistike “Dajti” organizojnë gjatë dt 7,8,9 korrik eventin “Alpin Fest” në qëndër të parkut kombëtar të Valbonës.

AKT në bashkëpunim me Shoqatën Alpino Turistike “Dajti” organizojnë gjatë dt 7,8,9 korrik eventin “Alpin Fest” në qëndër të parkut kombëtar të Valbonës. Ky aktivitet vjen si një rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm midis MZHETTS , AKT dhe shoqatës Dajti Alpin, i cili synon promovimin e Alpeve Shqiptare si një destinacion me potencial të lartë turistik . Në kuadër të promovimit te zonave turistike malore nga ana e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aktivitete të tilla do të kthehen në një traditë ku në stinën më të bukur të vitit , zonat turistike malore siç është Valbona, do të shndërrohen në një stacion të rëndësishëm takimi mes alpinistësh , bjeshkëtarësh, të pasionuar pas sporteve outdoor nga të gjitha trevat mbarëkombëtare si dhe turistëve të huaj.
Të pranishmit u përshëndetën me një koncert festiv nën vallet e këngët e zonës së Tropojës dhe krahinave Shqiptare ku pjesëmarrëse nderi ishte dhe alpinistja e parë Shqiptare e Everestit znj. Uta Ibrahimi bashkë me shoqata të ndryshme Bjeshkatare të Kosovës .
Gjatë ditëve në vazhdim do të realizohen aktivitete te ndryshme si hiking , trekking , vrapim , ngjitje në malet e Jezercës , Kollatës , Rosit , qafën e Rragamit dhe Ujëvarën e Valbonës .
Stafi i AKT do te shpërndaje gjatë tre ditëve të eventit materiale informuese e promocionale për Shqipërinë dhe zonat e saj Turistike duke asistuar pjesëmarrësit vendas e të huaj me informacionin përkatës.

19955893_1749274838419471_4903162890764015945_o

About the Author