Comment are off

AKT merr pjese ne Rally Albania 2017

Rally Albania 2017 u zhvillua gjatë datave 03-10 Qershor. Eventi i organizuar nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, startoi në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë për të përshkuar më pas 2000 km përgjatë rrugëve rurale të territorit të Shqipërisë, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

Këtë vit morën pjesë rreth 120 garues nga 9 shtete, si Gjermania, Hollanda, Anglia, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovakia, Itali, etj, të cilët me mbështetje të Agjencisë Kombëtare të Turizmit u pajisën me materiale promocionale mbi Shqipërinë. AKT mori pjesë me një përfaqësues nga Stafi i saj, i cili ndoqi nga afër aktivitetin dhe u kujdes për dhënien e informacionit turistik, vendosjen e logos dhe brandit “Go Your Own Way”, si dhe shpërndarjen e materialeve promocionale gjatë ditëve të eventit

Garuesit, të cilët e kanë përjetuar njëherë këtë event, mezi presin që të kthehen sërish. Ndërsa ata të cilët vijnë për herë të parë presin me padurim të fillojë gara që të shkelin bukuritë natyrore të vendit tonë. Rally Albania zhvillohet në zonat rurale të Shqipërisë, duke vënë në qendër të vëmendjes bukuritë më të paprekura dhe vendet më të pa urbanizuara të Republikës. Këtu qëndron dhe e veçanta e këtij aktiviteti, Rally Albania nuk është vetëm garë por mbi të gjitha promovim i turizmit në zonat më rurale të vendit, duke kontribuar kështu dhe në mirëqenjen dhe zhvillimin e turizmit në zona të thella. Në zona të tilla ku dhe vetë shumica e shqipëtarëve të thjeshtë, me siguri ende nuk kanë vajtur ndonjëherë.

About the Author