Comment are off

AITA dhe Kooperacioni Zviceran organizon trajnime per strukturat hoteliere dhe restoranteve

 

n34a2704 n34a2713 n34a2721

Ne kuader te programit te trajnimit dhe standartizimit te strukturave hoteliere dhe restoranteve sponsorizuar nga shoqata e operatoreve turistike AITA dhe Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim po mbahet nje trajnim 2 javor prane Sky Hotel ne Tirane . Drejtori I Pergjithshem I AKT z. Ardit Collaku I pranishem ne kete aktivitet shpalosi para pjesemarresve hapat qe ka marre Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik , Turizmit , Tregtise dhe Sipermarrjes persa I perket sektorit te Turizmit duke e kthyer ate ne nje sektor prioritar per ekonomine e vendit . Incentivat per biznesin e turizmit , ulja e TVSH nga 20 % ne 6 % per strukturat pritese , pjesemarrja e shumefishuar ne panairet nderkombetare e AKT qe kontribuojne direkt ne njohjen e vendit si dhe krijimin e kontakteve te operatoreve turistike Shqiptare ne tregun Europian , fillimi I procesit te standartizimit dhe renditjes sipas normave te Bashkimit Euriopian dhe ato nderkombetare te sktrukturave pritese , fokusi I treguar drejt arsimit profesional ne lidhje me sektorin e turizmit , licenicimi per here te pare I guidave turistike , hapja e zyrave te ndryshme te informacionit turistik ne gjithe vendin , permisimi I infrastruktures , hapja e disa Muzeve te rinj qe kontribuojne ne rritjen e Turizmit Kulturor , statistikat mbi turizmin , por dhe financimi I disa projekteve apo panaireve te artizanatit dhe kulinarise kudo neper Shqiperi ne bashkepunim me Bashkite perkatese, tregojne rendesine qe i eshte kushtuar ketij sektori , si dhe vizionin per te ardhmen . Ne perfundim, z. Collaku pershendeti kete takim duke I shprehur mirenjohjen prof.Eduard Schmid per kete mundesi qe I jepet te gjithe strukturave pritese ne Shqiperi per tu trajnuar , permisuar , perditesuar dhe specializuar dhe me shume kundrejt nje sektori hotelier e restorantesh me profesional , me eficent dhe me te suksesshem . Kjo eshte nje mundesi shume e mire per te shkembyer informacion si dhe mesuar me shume mbi menyrat qe nxisin jo vetem rritjen e cilesise e performances se sherbimit por dhe rritjen e promovimit turistik ne shfrytezimin e potencialit sa me te plote qe vendi yne ka ne kete fushe .

About the Author