Comment are off

Agjencia Kombëtare e Turizmit në panairin Nature Alps Slovenia

img-20170201-wa0001

 

 

 

 

 

 

 

Merr jetë zyrtarisht sot panairi Nature Alps Slovenia. Ky panair është një event i përmasave të vogla, kryesisht i populluar nga përfaqësitë e vendeve të rajonit si Shqipëria, Bosnia, Serbia, Maqedonia, Kroacia dhe Mali i Zi. Duke u shtrirë dhe më gjerë pjesëmarrjes i janë shtuar Austria dhe Polonia. Prania e stendës sonë në këtë panair është faktor, sidomos pas suksesit të përftuar në panairit CMT Shtutgart. Stendat Slovene dhe Kroate shënojnë pranitë më në dukje të gjeografisë së këtij eventi. Deri në këto momente vizititorët, që janë qasur në stendë, kanë qenë turistë potenciale individuale. Të gjithë vizitorët kanë pyetur për mundësinë e ardhjes me automjete në Shqipëri. Stendës sonë i është shtuar një notë buzeëqeshje pasi të shumtë janë vizitat e klasave me nxënës të shkollave Sllovene, që duan të mësojnë mbi natyrën e bukuritë Shqipëtare.

About the Author