Comment are off

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Konferencën e shtatë të Biznesit ”Turizmi në Evropën Juglindore”

Agjencia Kombëtare e Turizmit mori pjesë në Konferencën e shtatë të Biznesit ”Turizmi në Evropën Juglindore” e cila u organizua në Beograd nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit të Serbisë.
Qëllimi i konferencës ishte përmirësimi i konkurueshmërisë dhe rritjes së të ardhurave nga industria e turizmit në rajonin e Evropës Juglindore, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal për të rritur lëvizjen e turistëve midis shteteve të rajonit dhe tërheqja e turistëve nga vendet e Azisë , Europës si dhe Vendet e Lindjes së largët.
Identifikimi I situatës reale të Turizmit në vendet e rajonet për pozicionimin e tyre si një destinacion turistik do të sigurojë qëndrueshmëri pozitive në impaktin socio- ekonomik dhe mjedisor.
Në këtë konferencë morën pjesë 42 pjesëmarrës të cilët i përkisnin Agjencive shtetërore të promovimit të Serbisë, Malit të Zi, Kroacise, Shqipërisë , sektorit privat, dhe organizatave jo qeveritare të turizmit.
Në Seancën plenare të hapjes së konferencës morën pjesë përfaqësues të Agjencive homologe të Promovimit të Turizmit, për secilin shtet , të cilët prezantuan potencialin turistik te vendeve të tyre.
Nga ana e përfaqësuesve të Agjencive homologe u mor si shembull kryesor promovimi në rritje që Shqipëria ka bërë gjatë vitit 2016 e në vijim në arenën ndërkombëtare , nëpërmjet kanaleve më prestigjoze si BBC, Euro News, Travel Channel dhe bashkëpunimi që ka patur me Agjencitë e vendeve të Rajonit në Promovimin e Rajonit në tregun Aziatik, ku:
-Serbia cilësoi një shëmbull model punën e AKT-së gjatë vitit të fundit.
-Kroacia theksoi se e ka ndjekur me vëmendje punën e kryer nga Agjencia Homologe e Turizmit Shqipëtar duke e vlerësuar shumë atë.
– Mali i Zi vijon më tej përgëzimet për AKT duke e marr si një shëmbull të mirë punën e saj për zhvillimin e Turizmit në të gjithë rajonin.
Në prezantimin e tij Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së foli mbi vizionin dhe programin e ri të institucionit që ai drejton i cili do të fokusohet në katër shtylla kryesore a) në zhvillimin e mëtejshëm të Alpeve dhe zonave malore, b) në transformimin e Tiranës në një qëndër Konferencash , eventesh dhe aktivitetesh të Rajonit c) zhvillimin e mëtejshmë të Jugut të Shqipërisë me fokus kryesor lidhjen dhe zhvillimin e produkteve te reja turistike në fshatrat përgjatë qyteteve bregdetare jugore dhe lidhja e zonave malore me zonat bregdetare si dhe d) krijimin e Marinave si domosdoshmëri për një turizëm elitar, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik për një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor në funksion gjithashtu dhe të zhvillimit të një Brandi dhe produkti turistik rajonal.
Nga ana e AKT së u zhvilluan edhe takime B2B më përfaqësues të disa operatorëve turistik nga vendet e Rajonit të cilët shprehën interesin për të bashkëpunuar me kompani shqiptare, për të ofruar një produkt të përbashkët turistik.

22426400_1853006844712936_9177115062241863446_o

About the Author