Comment are off

Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese ne panairin nderkombetar te turizmit RDA Keln 2017.

19642373_1743065022373786_7315678859508535517_n

Agjencia Kombetare e Turizmit merr pjese per here te pare, pas nje periudhe disa vjecare, ne panairin nderkombetar te turizmit RDA Keln 2017. RDA eshte nje nga panairet me te rendesishem te turizmit ne Gjermani ku marrin pjese vizitore profesioniste te fushes se udhetimit nga mbi 200 vende te botes.AKT, pas pjesemarrjes si vend partner ne panairin e Shtutgardit ne janar te ketij viti dhe pjesemarrjes ne muajin mars ne ITB , tashme perfaqesohet me nje stende dinjitoze prej 48 m2 ne Panairin Nderkombetar te Kelnit se bashku me 7 nga operatoret turistike me te mire nga sektori privat . Kjo pjesemarrje vjen si rezultat i kerkeses se shtuar nga sektori privat dhe synimit per te qene sa me prezent ne tregun Gjerman. Gjate dites se pare te ketij panairi ka pasur nje interes te larte nga operatoret e sektorit privat per te vizituar vendin tone, nepermjet udhetimeve familjarizuese dhe per ta perfshire ne paketat e tyre turistike. Drejtori i Pergjithshem z. Collaku ka zhvilluar takime me kompani te rendesishme si FTI Group, nje nga operatoret turistike me te vjeter ne tregun gjerman dhe me filiale ne shume vende te botes, me te cilin u diskutua mundesia e organizimit te nje takimi per realizimin e nje prezantimi per vendin tone dhe bere te mundur prezencen e tyre ne vendin tone. AKT ne kete panair po prezantohet nepermjet materialeve promocionale ne gjuhen Gjermane dhe suvenireve te ndryshem per vizitoret duke shperndare gjithashtu, informacion te plote mbi zonat turistike shqiptare .

About the Author