Comment are off

Me 9 maj AKT zhvilloi një takim në Brastisllavë të Sllovakisë me shoqatën Sllovake Fijet dhe përfaqësues të 20 mediave të ndryshme vendase. Në këtë takim morën pjesë Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sllovaki zj. Merkuri dhe Konsulli i Nderit z. Husarovich.
Gjate ketij aktiviteti u promovuan potencialet turistike të vendit tone si dhe u informuan mbi incentivat lehtesuese si ulja e TVSH-se se strukturave të akomodimit nga 20% ne 6% ne Shqiperi. Interes te vecantë pati për harmomine fetare qe ekziston ne vendin tone si dhe per pikat kryesore të aksesit qofte ajrore apo detare.
Drejtuesi i shoqates z. Murin propozoi realizimin e nje udhetimi familjarizues me 7 nga mediat me te njohura ne Sllovaki neper Shqiperi ne menyre qe te njihen sa me mire me potencialet turistike dhe trashegimine e pasur kulturore te vendit tone. Gjithashtu u propozua pjesemarrja ne panaire turizmi qe zhvillohen ne Bratislave se bashku me operatoret tane turistike per krijimin e paketave te perbashketa turistike per terheqjen e turistëve sllovake drejt vendit tonë. AKT mirepriti te gjitha sugjerimet dhe do te vijoje komunikimet per bashkepunimin per pikat e lartpermendura ne funksion te nje promovimi sa me efektiv ne tregun Sllovak
.

About the Author