Comment are off

Panairi ITB BERLIN 2017

albania-panairi-itb-berlinma303_itb-breakout-en

Starton me një prezantim dinjitoz pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Panairin Ndërkombëtar  të Turizmit ITB BERLIN me 187 vende pjesëmarrëse dhe rreth 6000 përfaqësues nga media të ndryshme prestigjoze.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që prezanton Shqipërinë, ka shpërndarë informacion të plotë si dhe materiale të ndryshme promocionale për të gjithë pjesëmarrësit për ta njohur sa më mirë Shqipërinë dhe ofertën turistike të saj.

Në ditën e parë u realizuan një sërë takimesh të rëndësishme me subjekte dhe personalitete të ndyshme, ku mund të përmendim takimin me Ministrin e Turizmit të Italisë z.Dario Franchescini si dhe Presidentin e Organizatës Botërore të Turizmit z.Taleb Raif, të cilët vlerësuan rolin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për impulset shumë pozitive që po i jep së fundi zhvillimit të Turizmit në Shqipëri.me të cilin  u diskutua mbi nxitjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe projekteve te përbashketa midis dy vendeve.

Grupet kryesore të interesit u interesuan mbi mundësitë e organizimit nga ana e vendit tonë të tureve familjarizuese me media dhe operatorë turistike nga vënde të tilla si Gjermania, Sllovenia, Zvicra , Polonia, etj. Nje vend te rendesishem gjate takimeve te dites se pare zunë përfaqesuesit e kompanive PR dhe të marketingut nga vende e tregje te ndryshme te interesuar per te nxitur turizmin me vendin tone. si nga Anglia, Gjermani, Finlanda, Kina , Polonia etj.

Media te rëndësishme si BBC, TV 20minutes etj, ishin pjesë e intervistave të dhëna nga AKT gjatë ditës së sotme.

Me mjaft interes ishin takimet e zhvilluara me dy operatorë të rëndësishem nga Polonia te cilët tashmë operojnë me fluturime charter drejt vendit tonë duke sjelle vizitore nga Polonia dhe Republika Ceke.

Një pjesë e mirë e takimeve  ishin te organizuara sipas një axhende te kujdesshme të cilën A.K.T. e kishte përgatitur  paraprakisht. .

Ndërkaq dita e sotme e panairit u pasqyrua me anë të xhirimeve dhe kronikave nga një pjesë e mediave tona televizive.

About the Author