Comment are off

22 % rritje të turizmit në 2017 në krahasim me 11 mujorin e 2016 .

Turizmi i fundjavës po sjell prurje më të larta këtë vit, teksa shihet se gjatë muajit nëntor të huajt që kanë vizituar Shqipërinë për qëllime pushimi janë rritur gjati me 77 për qind. Në muajin nëntor e vizituan Shqipërinë 24 mijë pushues më shumë se në nëntorin e vitit të kaluar, teksa numri i të huajve për qëllime pushime gjatë 11 mujorit shënoi një rritje vjetore me 22%.
 
Sezoni i pushimeve i përqendruar dikur vetëm në tre muajt e verës tashmë po zgjatet përgjatë gjithë vitit.
 
Listën vijojnë ta kryesojnë shtetasit nga Kosova, ku vetëm në shtator-nëntor kanë hyrë mbi , apo 30% të totalit. Ka një rikthim të pushuesve nga Kosova, që në muajt e vjeshtës vijnë kryesisht në fundjavë.
 
Të dytët që kanë preferuar Shqipërinë në vjeshtë janë Grekët,teksa ka një rritje të ndjeshme të Maqedonasve dhe Malazezëve në shtator-nëntor.
 
Sipas INSTAT në nëntor 2017 numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 256.216 persona. Krahasuar me Nëntor 2016, ky numër është rritur me 22 %.
 
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në njëmbëdhjete mujorin e 2017 është 4.860.226, duke u rritur me 7,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
 
Në Nëntor 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 5 herë. Në njëmbëdhjetemujorin e 2017, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 75,9 % .
 
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka qenë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Varshavës , Berlinit dhe stenda e Shqipërisë ka qenë një nga më të vizituarat nga publiku Polak dhe Operatorët Polakë duke krijuar dhe lidhje direkte me Operatorët Turistikë në Shqipëri , gjithashtu AKT në bashkëpunim me Operatorët Turistikë Private ka realizuar pritje të vecanta gjatë vitit 2017 për Turistët Polakë duke informuar ata mbi atë që ofron vendi ynë . Agjencia Kombëtare e Turizmit vazhdon punën e saj promovuese të pandalur së Shqipërisë Turistike .
About the Author