Comment are off

Njoftim për panairin World Travel Show Varshavë, Poloni

world-travel-show

“ World Travel Show “19 -21 Tetor 2018  Varshavë, Poloni – Afati për dorëzim dokumentacioni dhe kërkesë datë 05 Tetor 2018 në zyrat e AKT-së.

(numri i pjesëmarrësve është i limituar për shkak të hapësirës së vogël në stendë, 4 subjekte + 1 AKT)

Për kujtesë dokumentacioni që duhet dorëzuar pranë AKT është si më poshtë:

  1. Kërkesë dhe konfirmim zyrtar për pjesëmarrje
  2. Logo e kompanisë në format vektorial (me email)
  3. Të dhënat e kontaktit (adresa, tel/fax, e-mail, website), Emër/Mbiemër të administratorit dhe Nr. NIPT, për përgatitjen e akt-marrëveshjeve
  4. Rregjistrimin në QKB
  5. Vërtetim për shlyerjen e Detyrimeve Tatimore, OSHEE, UKT për 3 mujorin (Mars-Maj) të vitit 2018
  6. Vetëdeklarim për fushën e veprimtarisë
  7. Vetëdeklarim për numrin e punonjësve

Dokumentat duhen përcjellur dorazi pranë zyrave të AKT-së.

Për çdo informacion dhe paqartësi drejtohuni pranë zyrave te AKT.

About the Author