Comment are off

Dolf Went , promotor i pa lodhur i Shqiperise dhe imazhit te saj ne Hollande.

42855187_2316394865040796_2229861730622636032_o

42966943_2316394508374165_4719992917400223744_o

Gjate diteve te fundit ishte ne vendin tone per nje vizite private z. Dolf Went nga Hollanda.
Ky i fundit perfaqeson njerin prej pioniereve te pare te sjellies se turisteve hollandeze ne Shqiperi . Veprimtari kjo e nisur prej tij, qe ne vitin e larget 1964 dhe me vazhdimesi deri pas viteve 2000 nepermejt agjencise “ Stiching Went “ me qender ne qytetin Amstelveen ne Hollande .
Tashme ne nje moshe te thyer zoti Went nuk e ka ndaluar punen e tij per promovimin e vendit tone ne atdheun e Tulipaneve .
Duke i dedikuar gjith jeten e tij punes me Shqiperine, dhe duke mos e ndaluar sjellien e grupeve turistike nga Hollanda edhe ne vitin e veshtire 1998 ai mund te quhet me kuptimin e plote te fjales nje “ promotor i pa lodhur i Shqiperise dhe imazhit te saj ne Hollande “
Tani puna e tij ka konsisituar ne botimin e kujtimeve mbi punen ne vendin tone. Pas botimit te librit te pare te kujtimeve per periudhen 1964- 2009 , ai se fundmi ka nxjerre edhe librin e dyte te kujtimeve per periudhen 1964- 2017. Liber ky prej 283 faqesh . Libra keto te shkruar ne holandisht .
Zoti Went eshte duke pare mundesine qe keto libra me karakter te thelle njohes te perkthehen edhe ne anglisht.
Gjate diteve te fundit te qendrimit ne Tirane ai pati takim me perfaqesues te Agjencise Kombetare te Turizmit .

About the Author