Comment are off

Festa e Traditës, Vera n’Shesh në Ndroq

Ndoqi pret për herë të parë “Vera n’Shesh”.

8 Shtatori do mbledhë bashkëprodhuesit dhe pijedashësit e verës. Kultivimi i vreshtave dhe prodhimi verës në këtë zonë tashmë është kthyer në një traditë e cila identifikon atë.

Aktiviteti do të zhvillohet në një ambjent rrethuar nga gjelbërimi dhe vreshtat e rrushit, në të cilin do të ngrihet një mini-panair me produktet e zonës të kilometrit zero. Në këtë panair do të përfshihen të gjitha produktet agroushqimore dhe të gjitha nënproduktet e rrushit.

Restorantet me bujtinat e zonës do të prezantojnë pjatat e tyre me ushqimin tradicional. Gjithashtu do të ketë hapesirë edhe për prodhuesit artizanal të kësaj zone.

Synimi është kthimi në traditë i këtij eventi duke dashur jo vetëm të promovoje produktet vendase por dhe të gjithë zonën si atraksion turistik.

Prezenca e artistëve të Ansamblit të Tiranës do të gjallërojë atmosferën, sikurse “Lufta me Verë” do të argëtoj pjesëmarrësit.

Ju presim në Ndroq të degustojmë dhe luajmë me verë.

About the Author