Comment are off

Festa e Traditës në Arrëz , Devoll

Ne cdo date 20 te muajit Gusht ne vendin e quajtur “Dobergore”, ne fshatin Arrez, Devoll- Qarku Korce, cdo vit organizohet festa e fshatit. Kjo feste eshte organizuar ne vitin 2001 ne date 20-Gusht, ne pyllin e shenjte te Dobergores, nga nje grup arrezaresh me banim ne Tirane. Midis pyllit me lisa shekullore, qendron nje godine (kult fetar), I ndertuar ne vitin 2013, nga kontributi I banoreve ne ate dite feste. Festa nuk ka kuptim fetar, por eshte nje takim I te gjithe Arrezarve, per te nxjere mallin me njeri-tjetrin. Kjo feste sot ka mare permasat e nje feste pagane, ku marrin pjese dhe banore te treves se Devollit dhe fushes se Korces dhe drejtuesit e Institucioneve vendore te Qarkut Korce. Kjo feste mbahet ne date 20 Gusht rreth ores 11.00 . Nen ritmin e muzikes dhe te kengetareve pjesemaresit defrehen pergjate mbasedites nen freskine e pyllit te ulur ne kuverta, ne shoqeri, duke konsumuar gatime tradicionale si mish i pjekur ne hell, si dhe degustuar rakine e kumbulles qe eshte specialitet i zones. Kjo feste ka bere te mundur qe fshati Arreze eshte futur ne projektin e qeverise shqiptare te “100 fshatrave”, ku ne ate zone ka nje vazhdimesi te resurseve turistike, te zones pyjore, te livadheve dhe burimeve te ftohta, te vargmaleve te Gramozit, bashke me fshatrat e tjera te ketij projekti, sic jane: Boboshtica, Dardha, dhe Nikolica, gjithashtu keto fshatra kane ne vazhdimesi dhe festat e tyre ne keto dite si: Boboshtica ne date 15 Gusht (feste fetare), Dardha ne 16 Gusht (feste fetare), Nikolica ne date 18 Gusht (feste e fshatit). Pervec bukurive mahnitese natyrore, freskise, paqes dhe begatise, ky vend eshte i njohur edhe si vend i shenjte dhe qe permban disa legjenda qe ja vlen te zbulohen nepermjet pjesmarjes tuaj ne kete feste te tradites shqiptare.
unnamed-1

unnamed-2

unnamed-3

unnamed-6

unnamed-8

unnamed

About the Author