Comment are off

Projekti THEMA “Teknologjitë e Reja në Shërbim të Zhvillimit të Rrugëve Tematike Ndër-Rajonale”

Agjencia Kombëtare e Turizmit në kuadër të aktiviteteve të parashikuara për Projektin THEMA “Teknologjitë e Reja në Shërbim të Zhvillimit të Rrugëve Tematike Ndër-Rajonale”, bashkëfinancuar nga Programi INTERREG IPA CBC Greece-Albania 2014-2020, ka marrë pjesë në “Takimin Teknik”, i pari i këtij lloji për këtë projekt, i cili u zhvillua në datë 18 – 19 qershor 2018, në qytetin e Janinës.
Partnerë të tjerë në këtë projekt janë; Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Shqipëri, Agjencia e Zhvillimit të Epirit, Shoqata e Hoteleve të Rajonit të Janinës dhe Prefektura e Gjirokastrës.
Projekti “THEMA” synon promovimin e formave kulturore dhe atyre alternative të turizmit në të dy pjesët e zonës ndërkufitare Greqi-Shqipëri, si dhe rritjen e fluksit të turistëve për qëllime të turizmit tematik, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe inovative.
#themaproject #newtechnologies #thematicroutes

37883104_2210250312321919_5687995777603862528_n

About the Author