Comment are off

Lançimi i Projektit “Thema”

2

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me Qendrën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, në Shqipëri, Agjencinë e Zhvillimit të Epirit, Shoqatën e Hoteleve të Rajonit të Janinës dhe Prefekturën e Gjirokastrës. zhvilluan takimin hapës (Kick of meeting) të Projektit THEMA “Teknologjitë e Reja në Shërbim të Zhvillimit të Rrugëve Tematike Ndër-Rajonale”, bashkëfinancuar nga Programi INTERREG IPA CBC Greece-Albania 2014-2020, në datën 18 korrik 2018, në qytetin e Gjirokastrës,

Ky takim, i cili shënoi zyrtarisht edhe fillimin e projektit, u pasua me një sërë aktivitetesh që vijuan edhe në datën 19 Korrik 2018, në ambientet e Hotel “Çajupi”, ku projekti u prezantua në prani të aktorëve të interesit nga të dy anët e zonës ndërkufitare Shqipëri-Greqi.

Në këto takime u diskutua rreth aspekteve të menaxhimit, paketës së komunikimit dhe çështje të tjera teknike si; zhvillimi i itinerareve tematike dhe pjesëmarrja në panaire.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

About the Author