Comment are off

Lancimi i Projektit INNOTURCLUST

Agjencia Kombëtare e Turizmit, së bashku me Dhomën e Tregëtisë së Leçes – Itali, Universiteti Salentos – Itali, Zyrën Autonome të Turizmit të Termolit – Itali, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe me Organizatën Kombëtare Turistike të Malit të Zi, (Kick of meeting) të Projektit “INNOTURCLUST – Grumbullimi i ndërmarrjeve inovative të turizmit ndërkufitar”, bashkëfinancuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA II, Itali – Sh qipëri – Mali Zi, 2014 – 2020, në datën 10 maj 2018, në ambientet e Dhomës së Tregëtisë së Leçes – Itali.
Objektivi kryesor është krijimi i një grupi inovativ turistik, përqendruar në koordinimin dhe trajnimin e operatorëve të turizmit lokal, me qëllim të një dialogu më efektiv dhe inovativ mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe industrisë së turizmit ndërkombëtar.
Ky takim, i cili shënoi zyrtarisht edhe fillimin e projekteve, u pasua me një sërë aktivitetesh që vazhduan edhe në datën 11 maj 2018, ku projekti u prezantua në prani të aktorëve të interesit nga të tre vendet partnere.
Në këto takime u diskutuan rreth aspekteve të menaxhimit, paketës së komunikimit dhe çështjeve të tjera teknike si; përcaktimi i kritereve të përfshirjes së ndërmarrjeve dhe pjesëmarrja në afarizëm.

4

8

10

11

About the Author