Comment are off

“Çelja Zyrtare” e projektit “ZANA E MALEVE”

23

 

 

 

 

 

 

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka marrë pjesë në eventin e “Çeljes Zyrtare” të projektit “ZANA E MALEVE – Rinia dhe Territori: Rrënjët e një komuniteti në rrugën drejt integrimit me familjen evropiane” – AID 011523/VIS/ALB, të bashkëfinancuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, që do të zbatohet nga VIS & CISP me Agjencinë për Zhvillim Rajonal N.1, në partneritet dhe bashkëpunim me 9 partnerë të tjerë, 5 nga Italia dhe 4 nga Shqipëria.

Projekti “ZANA E MALEVE” vijon dhe forcon nismat e ndërmarra më parë, të realizuara në Malësi të Madhe dhe synon të kontribuojë në promovimin e një modeli ekonomik dhe social të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Veri të Shqipërisë dhe të mbështesë rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Takimi synon të prezantojë projektin, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme të tij, me pjesëmarrjen e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të ndryshëm të pranishëm në territor, pjesë e projektit dhe përfitues të ndërhyrjeve të parashikuara.

 

 

 

 

 

About the Author