Comment are off

NJOFTIM PER PANAIRIN IFMT PARIS , JATA TOKIO , WTM LONDER

 AKT njofton subjektet e interesuara për Panairet Ndërkombëtare në vazhdim dhe afatin për dorëzim dokumentacioni :

IFTM TOP RESA 25-28 shtator Paris, Francë – Afati për dorëzim dokumentacioni dhe kërkese dt 3 korrik 2018 në zyrat e AKT .

JATA Tourism Expo 20-23 shtator Tokyo, Japoni – Afati për dorëzim dokumentacioni dhe kërkese dt 3 korrik 2018 në zyrat e AKT.

WTM Londer 5-7 nentor Londer , Britani e Madhe – Afati për dorëzim dokumentacioni dhe kërkese dt 11 korrik 2018 në zyrat e AKT 

Për kujtesë dokumentacioni që duhet dorëzuar pranë AKT është si më poshtë :

1. Kërkesë dhe konfirmim zyrtar për pjesëmarrje

2. Logo e kompanisë në format vektorial (me email)

3. Të dhënat e kontaktit (adresa, tel/fax, e-mail, website), Emër/Mbiemër të administratorit dhe
Nr. NIPT, për përgatitjen e akt-marrëveshjeve

4. Rregjistrimin në QKB

5. Vërtetim për shlyerjen e Detyrimeve Tatimore , OSHEE , UKT për 3 mujorin (Mars-Maj) të vitit 2018

6. Vetëdeklarim për fushën e veprimtarisë

7. Vetëdeklarim për numrin e punonjësve

Dokumentat duhen përcjellur dorazi pranë zyrave të AKT-së .
Për cdo informacion dhe paqartësi drejtohuni pranë zyrave te AKT .

About the Author