Comment are off

​​​Agjencia Kombëtare e Turizmit në takim me Kryetarin e Bashkisë së Brukselit

Agjencia Kombëtare e Turizmit realizoi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë se Brukselit Z. Philippe Close , i cili u tregua mjaft i interesuar pasi u diskutua mbi mundësitë e investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri , duke u nisur nga fakti që Qeveria Shqiptare e ka vendosur prej kohësh në fokus të saj si një prej sektorëve kryesorë i cili gjeneron të ardhurat gjithmonë e më të mëdha për vendin tonë .

Përveç kësaj në ketë takim u diskutua dhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin ” Kenaqësitë e Dimrit” i cili do të zhvillohet gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor në Bruksel , ku përveç promovimit të Turizmit Shqiptar në tërësi , një rëndësi të veçantë do ti jepet promovimit të kryeqytetit të Shqiptarëve , Tiranës.

Ky përben një rast tejet të rendësishëm për të promovuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme në kryeqëndrën e Bashkimit Europian , duke e bere atë të njohur si një vend me tradita të pasura kulturore , histori të lashtë , natyrë të mrekullueshme si dhe një nga vendet me potencial të lartë zhvillimi te gjithanshëm , turistik , ekonomik , kulturor e social .

21370861_10215885939720906_332428230926480543_n

About the Author