
Konkursi Festat Lokale
Konkursi “Festat Lokale” është një konkurs që nxit idetë e reja dhe inovative në fushën e turizmit, dhe ofron mundësi mbështetjeje për ti sjellë në jetë. Nëse keni një ide të tillë, mund të sillni atë nëpërmjet këtij konkursi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me projektin RisiAlbania financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizon konkursin e parë kombëtar të quajtur “Festat Lokale” për zonat bregdetare, juglindore dhe zonat e identifikuara në strategjinë e “100 Fshatrave” në mënyrë që të nxisë zhvillimin e festivaleve tradicionale, të fokusuara rreth aktiviteteve…
Lexo më shumë

Aksioni Clean and Green Albania ne Ditën e Tokës
Stafi i AKT ju bashkua nismës dhe aksionit "Clean and Green Albania" në Kepin e Rodonit për plazhe dhe natyrë më të pastër , drejtuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Kombëtare në varësi si dhe Ecovolis . Si AKT ju bëjmë thirrje të veçantë të gjithë pushuesve , strukturave akomoduese , turistëve dhe qytetarëve në përgjithësi të mbajmë pastër mjedisin , të respektojmë natyrën , atraksionet turistike dhe të sinjalizojnë çdo rast që shkel ligjin tek Inspektorati i Mjedisit , Agjencia e Mjedisit , Policia e Shtetit si dhe Ministria e Turizmit dhe…
Lexo më shumë

Kampionati Botëror i shkollave në Shah
Federata Shqiptare e Shahut në bashkëpunim me Federatën Botërore të Shahut në datat 20-29 prill do të organizojë do të organizojë kampionatin Botëror të shkollave në Shah ku do të ketë një pjesëmarrje të gjerë. Do të jenë rreth 400 fëmijë që do të jenë pjesmarrës në këtë event ndërkombëtarë. Do të ketë me qindra gazetarë, organizatorë zyrtarë të Federatës Botërore të Shahut. Një total prej 600 personash nga e gjithë bota të cilët do të mblidhen në qytetin e Durrësit përgjatë periudhës kohore që do të organizohet ky event. Stafi i Agjencisë Kombëtare…
Lexo më shumë

“Press Trip” me grupe ndërkombëtare
Prej datës 9 prill, në vendin tonë nën organizimin dhe kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Turizimit ka filluar udhëtimin e tij një “Press Trip” me një grup shumë të rëndësishëm të disa prej mediave ndërkombëtare shumë të njohura të Europës. Ky grup përbëhet prej 9 gazetarësh, të cilët kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Italia dhe Hollanda. Këta të fundit përfaqësojnë organe të tilla shumë të njohura si “ La Reublica “. “Vogue “ ,’El Pais “, “Forbes“, “ Le Figaro “ si dhe përfaqësues PR. Turi i tyre do të…
Lexo më shumë

Në 6-7 Prill mbahet Mediterranean Tourism Fair në Expocity Albania
“Mediterranean Tourism Fair Tirana 2018”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal do të mbledhë në Tiranë, pjesëmarrës nga vendet të ndryshme të Europës. Edicioni e 2-të i këtij panairi, që do të zhvillohet në datat 6-7 prill, synon inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale. Pjesëmarrësit nga vende te ndryshme si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj, do të shfaqin potencialin dhe resurset e tyre turistike në kategori të ndryshme të kësaj industrie. Destinacionet, akomodimi (hotele/ vila/ resorte), agjencitë, turizmi detar, turizmi…
Lexo më shumë

Turizmi dhe biznesi rrisin fluksin e të huajve në Shqipëri me 34.5%
Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke sinjalizuar një tendencë pozitive të turizmit edhe në fillimin e këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri hynë gjatë muajit janar 2018, 232 mijë shtetas të huaj, një rritje me 34.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet në Shqipëri dominohen prej vizitorëve nga vendet fqinje, kryesuar nga Kosova, Maqedonia, Greqia e Mali i Zi. Vizitorët prej këtyre vendeve përbënin rreth 75% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj gjatë janarit. Vizitat nga vendet fqinje, kryesojnë në pjesën më…
Lexo më shumë

Dita e Verës në Elbasan
Agjencia Kombëtare e Turizmit ju uron Gëzuar Ditën e Verës ! Stafi i saj ishte në kryeqendrën e kësaj dite , Elbasanin , ne mbështetje të Bashkisë Elbasan dhe Panairit "Dita e Verës 2018" pranë Pallatit të Sportit . AKT shperndau materiale promocionale ne kete dite feste kombetare per qytetaret , femijet e shumte si dhe turistet qe vizitojne kete qytet me shume atraksione turistike !
Lexo më shumë

Panairi Nderkombetar MIIT Moske
Nga dt. 13 deri dt. 15 mars Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Tur Operatorë Shqiptarë marin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit MIIT Moskë . Ky panair është një nga më të rëndësishmit në tregun Europian ku marrin pjesë rreth 1600 ekspozues me rreth 27.700 vizitorë nga e gjithë bota .
Lexo më shumë

Panairi Nderkombetar ITB Berlin
Nga dt. 7 mars deri ne dt. 11 mars, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e Ministrit z.Klosi , së bashku me stafin Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe dhjetra Operatorë Turistikë Shqiptarë marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ITB Berlin , një nga panairet më të rëndësishëm në Europë dhe botë . Në këtë prezantim të Shqipërisë priten të shfaqen risitë dhe ofertat e Turizmit Shqiptar për publikun Gjerman e Botëror i cili ka shfaqur një interes të veçantë dhe në rritje për vendin tone ! Po ashtu priten takime te rendesishme B2B per tur operatoret Shqiptare dhe takime institucionale…
Lexo më shumë

Të huajt në Shqipëri, për pushime dhe biznes
“Gjithsej hyrjet e shtetasve të huaj arrijnë në shifrën rekord prej 5.117.700 personash për vitin që lamë pas,nga të cilët 2.37 milion kanë deklaruar si qëllim turizmin”, shprehet kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, në një prononcim për ATSH-në. Çollaku thotë se rritja dyshifrore e numrit të shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për pushime është falë investimeve në rritje nga qeveria shqiptare, përmirësimit të imazhit, promocionit, marketingut dhe pjesëmarrjes në disa Panaire Ndërkombëtare të Turizmit nga ana e Agjencisë Kombëtare të Turizmit bashkë me operatorë turistikë vendore. Rritja e vizitorëve të huaj për pushime vuri në dukje ai,…
Lexo më shumë